
Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë në Universitetin “Aleksander
Xhuvani” u mbajt Konferenca Shkencore Ndërkombetare “Lef Nosi, figure
qendrore e historise dhe kultures shqiptare”.
Ne kete konference u vleresua lart figura e studiuesit, intelektualit, politikanit dhe atdhetarit te shquar, që diktatura e dënoi me vdekje menjëherë pas luftës. Nëse sot e kemi një kopje të Dokumentit të Pavarësisë, për këtë duhet falënderuar Lef Nosi. Ai ka qenë ruajtësi i Dokumentit të Pavarësisë së Shqipërisë, 100 vjet më parë. Lef Nosi për të bërë të pamundur falsifikimin dhe manipulimin Aktit te Pavaresise e fotografoi dhe e botoi duke e shpërndarë botërisht. Ky botim që ruhet në shumë kopje në ditët tona është i vetmi që kemi për Aktin e Pavarësisë.
Por nje nga familjaret e Lef Nosit, sternipi i tij, Skender Kosturi tha se ende nuk eshte bere sa duhet per nje figure te permasave te tilla. Ai kerkoi te gjenden eshtrat e Lef Nosit, i vetmi qe nuk ka nje varr ku mund t’i vendosim lule.
“Ne sot po i ngremë monument dhe ai nuk ka një varr. Ka ardhur momenti që ne të zbulojmë të fshehtat e Dokumentit të Pavarësisë, mendoj që duhet ngulur këmbë, sepse ne jemi shtet që nuk e kemi aktin e lindjes. Sikur të mos e kishte botuar Lef Nosi atë botoi, cfarë dokumenti do të kishim? Deri para 30-40 vjetësh kanë qenë gjallë protagonistët, mjafton vetëm pak këmbëngulje për ta zbuluar këtë”, tha Kosturi.
I pranishem Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj vleresoi figuren e tij sidomos si politikan.
Konferenca shkencore nderkombetare mbi figuren e Lef Nosit u organizua nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Universiteti “Aleksander Xhuvani” me mbeshtetjen e Ministrise se Arsimit dhe Shkences.
Top Channel