Aktivistë të shoqatës kombëtare “Vatra” të Kosovës Lindore, përmes një maratone në këmbë nga Gjilani deri në Vlorë, do të shënojnë festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar.
Ata kaluan të premten në Lushnje dhe një grup fëmijësh të shkollave 9-vjeçare të qytetit kishte dalë për t’i pirtur në qendër të qytetit.
Emocionet ishin të mëdha edhe nga ana e aktivistëve, të cilët u surprizuan me këtë prijte që iu bë nga këta fëmijë, të cilët në momentin e mbërritjes po këndonin himnin kombëtar.
Më pas atyre iu rezervua një pritje nga kryetari i bashkisë Fatos Tushe, i cili vlerësoi nismën e veçantë të këtyre burrave, duke përshkuar rrugën që bëri Isa Boletini për të mbërritur në Vlorë më 28 Nëntor 1912.
Për të festuar 28 Nëntorin, pak ditë më parë një grup personash nga Prekazi, kulla e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, u nisën drejt Vlorës me kuaj, në një udhëtim që parashikohet të zgjasë 8 ditë.
Kalorësit po rrugëtojnë nëpër shtigjet në të cilat kanë kaluar Isa Boletini me delegatët nga Kosova, para 100 vitesh, me destinacionin e fundit Vlorën, më 28 nëntor.
Top Channel