Mourinho: Liga e Kampioneve është e veçantë

23/11/2012 15:20

Jose Mourinho u shpreh në një intervistë për ‘Sky Sports’ se Liga e Kampioneve është turneu më i veçantë për të.

Tekniku portugez i Real Madrid, i cili e ka fituar dy herë kupën me veshë të mëdha, mbushi 100 ndeshje si trajner në Ligën e Kampioneve të mërkurën, kur skuadra madrilene u përball me Manchester City (1-1).

“Reali kërkon trofeun e dhjetë në histori dhe është një shifër e pabesueshme. Unë dua të fitoj të tretin me tre klube të ndryshme, gjë që do të ishte shumë speciale për mua. Liga e Kampioneve është ‘Special One’. Me qetësi dhe me një ambicion të kontrolluar mund ta fitojmë këtë sezon”, deklaroi Mourinho.

Pikërisht në lidhje me nofkën e tij (Special One), Mourinho sqaroi: “Nuk mendova se do të kishte kaq impakt dhe aq më pak se do të kthehej në nofkën me të cilën do më thërrisnin të gjithë. Nuk më bezdis sepse ka lindur nga vetë unë. Unë thashë që isha “i veçantë” sepse e ndjeja që mund të kisha ndikim të madh në Angli dhe shihja gazetarët që po më ngacmonin shumë me pyetje e që nuk kishin besim tek mua.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA