Moto GP, Rossi: Nuk kam harruar të pilotoj

23/11/2012 16:10

Pas dy vitesh të vështira tek Ducati, Valentino Rossi është kthyer tek Yamaha ku ka fituar katër tituj kampion në shtatë vite.

“Kam mësuar shumë gjëra në këtë periudhë të vështirë të karrierës. Jam i zhgënjyer nga rezultatet dhe nga fakti që nuk përmirësova motorin. Nuk kisha nevojë për dy vite kaq të vështira, por mbase do më shërbejnë për diçka. Nuk kam harruar si pilotohet dhe mendoj se jam i motivuar dhe në formë sa duhet”, u shpreh kampioni italian për ‘L’Equipe’.

“Zakonisht thuhet se del më i fortë nga periudhat e vështira dhe unë personalisht them se kam mësuar nga këto dy vite pa suksese. Shpresoj që kontrata që kam nënshkruar me Yamaha të jetë e fundit sepse do të thotë që gjithçka ka shkuar mirë”, shton Rossi, i cili thekson se nuk po mendon tërheqjen nga garat.

“Nuk kam menduar kurrë tërheqjen. Një ditë shpresoj të bëj pilotin me makina, por jo në nivele shumë të larta. Do të vazhdoj të pilotoj deri kur të mos kem më dëshirë”, theksoi 33-vjeçari.

Top Channel