E papritur, Irani bën “lëmsh” FIFA-n, tërhiqet nga Botërori, por jo zyrtarisht…
Mbrëmjen e së dielës Milani do të presë në San Siro Juventusin me misionin e vështirë për të marrë pikët maksimale për të ngjitur shkallë në klasifikimin e Serisë A.
Dy skuadrat vijnë pas angazhimeve në Europë, ku bardhezinjtë fituan 3-0 ndaj Celsit, ndërsa kuqezinjtë siguruan kualifikimin pas fitores 3-1 në transfertë përballë belgëve të Anderlehtit.
Shifrat favorizojnë Juventusin. Sa herë ka luajtur në Ligën e Kampioneve, në ndeshjet pasardhëse në kampionat këtë sezon, Milani ka humbur tre nga katër të luajtura, ndërsa Juvja i ka fituar të gjitha. Juventinët janë të favorizuar edhe nga shifrat, 32 pikë, 17 më shumë se sa Milani, 12 lojtarë që kanë gjetur rrugën e rrjetës, sa dyfishi i kuqezinjve dhe 9 gola të pësuar, dy herë më pak se sa “Djalli”.
Supersfida mund të privohet nga mungesa e emrave të rëndësishëm nga të dyja kahet. Bardhezinjtë po përpiqen të riaftësojnë mbrojtësin Kielini, ndërsa Milani do të duhet të bëjë pa Paton.
Top Channel