Mbretëresha Elisabet heq dorë nga luksi…për pak kohë

23/11/2012 00:00

Mbretëresha Elisabet ka hequr dorë për pak momente nga luksi duke zgjedhur të udhëtojë bashkë me princin Filip me një makinë-shtëpi.

Çifti mbretëror ndodheshin në Bristol në një takim zyrtar, kur vendosën të ndalonin e të provonin aventurën me një mjet të vecantë.

Sigurisht, në turin e shkurtër, si Elisabet ashtu edhe princi Filip u rehatuan në të vetmen dhomë gjumë, përkundër 240 të tillave në Buckingham Palace dhe përdorën të njëjtën banjo, përkundër 78 të tillave në pallatin mbretëror.

Top Channel