Ekspozitë dedikuar Vlorës
23/11/2012 20:15
Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, piktori i Popullit, Nestor Jonuzi, hapi në qytetin e Vlores një ekspozitë me punime që temën e marrin nga qyteti i flamurit.
Ekspozita është hapur në ambientet e galerisë së piktorëve në Vlorë.
Në tablotë e ekspozuara janë zgjedhur këndvështrime të qytetit bregdetar.
Për realizimin e kësaj ekspozite janë dashur dy vjet punë me përkushtim për të hedhur në telajo ngjyrat e forta të qytetit të pavaresisë dhe natyren e bukuritë e tij.
Top Channel