Chiellini: Dua të jem kundër Milanit

23/11/2012 16:40

“Ndaj Milanit do të jetë një ndeshje me intensitet të lartë, mes dy skuadrave të motivuara që do të kërkojnë fitoren. Unë kam ende pak probleme që kanë lidhje me lodhjen. Do të stërvitem dhe të shtunën të shohim. Do të bëj gjithçka për të qenë në fushë, por pa rrezikuar.”

Këto janë fjalët e Giorgio Chiellini, mbrojtësit të Juventusit i cili para supersfidës ndaj Milanit (e dielë, ora 20:45) kthehet të flasë edhe për ndeshjen që bardhezinjtë fituan ndaj Chelsea në Ligën e Kampioneve: “Kundër anglezëve ishte ndeshja më e rëndësishme e sezonit. E dinim që nuk mund të gabonim dhe zhvilluam një ndeshje të madhe. Mendoj se ishte ndeshja më e mirë që kemi zhvilluar nën drejtimin e Contes.”

Për qendërmbrojtësin italian, rreziku numër 1 i Milanit është Stephan El Shaarawy: “Askush nuk e priste të shënonte kaq shumë gola dhe të shndërrohej në lider. As ai nuk do e besonte diçka të tillë.”

Në lidhje me Topin e Artë FIFA, Chiellini tha: “Messi është një shkallë sipër të gjithëve dhe duhet ta fitojë ai. Edhe këtë sezon po thyen çdo rekord dhe mendoj se është një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA