Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje
Dhjetorin e kaluar, Pato kritikoi Allegri-n me të cilin, ndryshe nga Ancelotti, nuk i fliste kurrë. Pas deklaratës kritike, mbërriti oferta e PSG-së për ta patur në gjirin e saj, por Milani i rezistoi tundimit të milionave të sheikëve.
Një vit më vonë, situata mbetet e njëjtë, braziliani, përvecse gjatë dëmtimeve të shumta, mbetet jashtë listës së të preferuarve të trajnerit Allegri edhe kur është në gjendje të luajë. Kjo u vërtetua më së mirë në ndeshjen ndaj Anderlehtit ku Pato hyri në fushë si zëvendësues. Në përfundim të saj braziliani lëshoi një deklaratë “shqetësuese” për Milanin.
“Tani dua të luaj! S’mundem më! Agjenti im do të mbërrijë në Itali për të vlerësuar situatën”, ishte komenti i tij.
Menjëherë pas kësaj deklarate, është kontaktuar Gilmar Veloz, agjenti i sulmuesit brazilian. Nëse Ale ka lëshuar një deklaratë të tij ka patur motive, tha ai. Pyetjes për një largim të mundshëm të tij që në merkaton e janarit, Veloz iu përgjigj se për këtë duhet pritur dita e martë, kur edhe do të takohet me vetë lojtarin dhe drejtuesit e Milanit.
Sigurisht, zhvillimet e fundit bien ndesh me qendrimin e presidentit-vjehrr Berlusconi, që ka deklaruar disa herë se Pato është lojtari më i pashitshëm tek Milani.
Top Channel