Të rinjtë eurosocialistë të Mirditës kanë jetësuar nismën për ngjyrimin e qyteteve të tyre me ngjyrat kuq e zi të flamurit, duke dhuruar për çdo familje një flamur.
Kjo iniciative ka ardhur si një deshirë për të kontribuar në këtë përvjetor të 100-të shpalljes së pavarësisë, si një homazh për figurat e ndritura të kombit tonë që kontribuan për vendin e tyre.
Duke iu referuar iniciatives së të rinjve socialistë të Mirditës, kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali ka deklaruar se patriotizmi nuk është simbol urretje, por dashuri për atdheun, ndërsa ka shtuar se janë të rinjte ata që kërkojnë një rilindje shqiptare.
Plot një mije flamuj janë shpërndare falas në qytetet e Rrëshenit dhe Rubikut nga te rinjte socialistë të Mirditës, duke i dhene me shume atmosfere festimeve per 28 nentorin, pavarësine e vendit.
Top Channel