Të gjithë të çmendur pas David Beckham

21/11/2012 00:00

David Beckham deklaroi se ndeshja e Kupës së Amerikës ndaj Houston Dynamo do të jetë e fundit për të me fanelën e LA Galaxy, por jo e fundit në karrierë.

Menjëherë pas kësaj deklarate klube milarderësh në cdo cep të botë janë vënë në lëvizje me ofertat për të patur shërbimet e tij, që për hir të së vërtetës më shumë të vlefshme janë në fushën e marketingut se sa në fushën e blertë, nisur nuk mosha e lojtarit.

Por kush janë këto oferta? The Sun publikoi 6 alternativat e Beckham me avantazhet e secilës prej tyre për futbollistin dhe familjen e tij.

Oferta e parë është ajo prej 270 mijë eurosh në javë që mbërrin nga sheikët e PSG-së. Përvec pagës së majme, Parisi konsiderohet si një ndër kryeqytetet e modës dhe një mundësi e mirë për bashkëshorten e tij Victoria.

Plot 435 mijë euro në javë ofrojnë kinezët e Shangai Shenua, ndërsa familja do të njihet me një kulturë dhe gjuhë të re për fëmijët.

220 mijë euro dhe Beckham qendron në Shtetet e Bashkuara, por jo më me LA. Oferta vjen nga New York Cosmos. Avantazhet: fëmijët do të vazhdojnë të jetojnë në Amerikë pa qenë nevoja të sforcohen për t’u përshtatur me ambientin apo kulturën, si dhe bashkimi me një mik të vjetër të Manchester United; Eric Cantona që është drejtor teknik i skuadrës njujorkeze.

270 mijë euro në javë vijnë nga Brazili me dy mundësi, Botafogo ose San Paolo. Avantazhet; festat dhe klima.

245 mijë euro në javë është oferta që mbërrin nga Australia, edhe këtu me mundësinë e zgjedhjes mes Melbourne Heart dhe Adelaide United. Avantazhet; klima plazhi dhe…kukullat.

Alternativa e fundit është nga Afrika e Jugut ku Kaizer Chiefs ofrojnë 220 mijë euro në javë plus klimën tropikale dhe jetesën në një qytet që po zhvillohet me ritme marramendëse; Johanesburg.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB