Ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte; Kombëtarja humbet Rey Manaj për ndeshjen me Poloninë
Skënderbeu fitoi 3-1 në Korçë përballë Flamurtarit duke thelluar kryesimin në kategorinë superiore të futbollit shqiptar.
Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Muzakës në minutën e tetë të takimit, miqtë vlonjatë nuk mundën të ruajnë avantazhin. Pejiç barazoi gjithcka nëntë minuta më vonë, gol ky që mbylli pjesën e parë të takimit.
Në të dytën, Skënderbeu rriti ndjeshëm presionin në kërkim të golit të avantazhit që e gjen në minutën e 68 me Plakun. Pak minuta më vonë, Pejiç vulos gjithcka, Skënderbeu fiton 3-1 dhe kryeson me 27 pikë, 7 më shumë se sa vendi i dytë që mbahet nga Teuta.
Skënderbeu-Flamurtari nuk u luajt sipas datës së parashikuar më herët në kalendarin e Superligës për shkak të aksidentit tragjik rrugor që i mori jetën gjyqtarit Rigers Pjetrushi.
Top Channel