Milan i shpëton rrezikut në Champions

21/11/2012 23:40

Porto, PSG, Schalke, Arsenal, Malaga, Milan, Dortmund dhe Real Madrid kanë siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, një ndeshje para mbylljes së fazës së grupeve, ndërkohë që Manchester City ka ende shanse për të qëndruar në Europë.

Në grupin A, PSG mundi 2-0 Dinamo Kiev, falë dopietës së Lavezzi-t, ndërkohë që Porto fitoi 3-0 me Dinamo Zagreb. Ndeshja e fundit e këtij grupi PSG – Porto do të vendosë, se cila nga këto skuadra do të kualifikohet si e para e grupit.

Arsenali fitoi 2-0 ndaj Montpellier në “Emirates Stadium” por, falë fitores 1-0 të Schalke 04 me Olympiakos, ka arritur të sigurojë biletën për në raundin tjetër  të Champions-it, para se të mbyllet faza e grupeve.

Ka kaluar në fazën tjetër edhe Milan, që mposhti 3-1 në Belgjikë skuadrën e Anderlecht. Italianët e Allegri-t e zhbllokuan rezultatin në fillim të pjesës së dytë, me El Shaarawy, e më pas shënuan edhe dy herë të tjera, me Mexes dhe Pato.

Borussia Dortmund siguron kualifikimin si e para e grupit D, falë fitores së thellë 4-1 ndaj Ajax në Holandë. Golat për skuadrën gjermane u shënuan nga Reus, Gotze dhe Lewandowski. Ndërkohë, Real Madrid, i mbetur me 10 lojtarë, barazoi 1-1 me Manchester City dhe lë jashtë këtij komptecioni kampionët anglezë, të cilët, për të shkuar në Europa League, duhet të fitojnë patjetër ndaj Borussia Dortmund dhe të shpresojnë në një humbje të Ajaks në “Santiago Bernabeu”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA