Chelsea ka shkarkuar trajnerin Roberto Di Matteo pas humbjes 3-0 që ekipi anglez pësoi ndaj Juventusit në Ligën e Kampioneve.
Roman Abramovich nuk e ka falur këtë dështim në fushën e kampionëve të Italisë edhe pse tekniku i ka dhënë suksesin në Kupën e Mbretëreshës dhe në Ligën e Kampioneve sezonin e kaluar.
Chelsea ka publikuar këtë komunikatë për mediat në faqen zyrtare: “Performanca e skuadrës në kohët e fundit nuk ka qenë e mjaftueshme. Pronari dhe bordi drejtues i klubit kanë menduar se është i nevojshëm një ndryshim në mënyrë që klubi të ecë në drejtimin e duhur në këtë moment përcaktues të sezonit.”
“Falenderojmë Roberto Di Matteo-n për triumfin historik në Champions League dhe për gjithçka ka bërë që nga muaji mars kur mori drejtimin e skuadrës”, shton komunikata.
Sipas ‘The Sun’, Rafa Benitez mund të jetë zëvendësuesi i përkohshëm i Di Matteo-s në stolin e Chelsea.
Top Channel