Një i ri i Universitetit të Grinuelit, në SHBA, vendosi një rekord krejt të veçantë në basketboll, duke realizuar një rekord prej 138 pikësh brenda një ndeshje.
Edhe më e veçantë kjo arritje bëhet nga fakti se 80 prej këtyre pikëve u realizuan në dy pjesët e fundit (nga katër në total), pas 52 tentativash të suksesshme në 108 gjuajtje nga loja, përfshi 27 tripikësha nga 71 tentativa.
Këtë arritje të veçantë, Taylor e arriti në suksesin e ekipit të tij, 179-104 përballë Faith Baptiste Bible, një tjetër skuadër universitare.
Rekordi i mëparshëm mbetej i paprekur që nga viti i largët 1954, kur Clarence “Bevo” Fracis realizoi 113 pikë, në një tjetër ndeshje universitare.
Arritja e Taylor ishte një surprizë e madhe për të gjithë, pasi mesatarja e pikëve në karrierën e tij janë 23,5 pikësh për ndeshje, ndërsa në të gjithë sezonin kishte realizuar vetëm gjashtë, nga 34 tentativat për tripikësha.
Top Channel