AK: Ksera po ndan Shqipërinë

21/11/2012 00:00

Aktivistë të Aleancës Kuqezi protestuan kundër takimit të ministrit të Punës, Spiro Ksera me deputetët e Agimit të Artë, duke e cilësuar atë si një veprim antikombëtar.

Sipas Aleancës Kuqezi, ministri Ksera i ka deklaruar deputetëve të Agimit të Artë se po punon për ndarjen e Shqipërisë dhe realizimin e të ashtuquajturit “Vorioepir”.

“Kjo është qeveria e shtetasit Sali Berisha, e përbërë nga tre ministra grekë dhe 13 filo-grekë, të cilët ditë pas dite po provojnë se punojnë kundër interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e AK.

Në të vlerësohet gjithashtu se, “njëri shiti detin, tjetri kombësitë dhe tani faktet dhe tradhtitë flasin për punën që po bëhet nga ministrat e qeverisë për ndarjen e Shqipërisë. Ky ministër është një turp kombëtar, mbi të gjitha në këtë 100-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë”.

Aleanca kritikoi ashpër edhe ata që i quajti pseudo-patriotë në koalicionin qeverisës, që sipas saj shitën çështjen kombëtare për poste drejtorësh duke u kërkuar të refuzojnë të jenë pjesë e maxhorancës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA