Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve Qeveria e Shqipërisë përfshin Kosovën në nismën “Shqipëria Dixhitale”. Në kuadër të 100-vjetorit te pavarësisë, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përuruan linjën e re të interkonjeksionit të internetit Kosovë- Shqipëri në pikën e kalimit kufitar të Qafë Morinës mes Tropojës dhe Gjakovës.
Nëpërmjet kësaj linje, qytetarët e të dyja vendeve kanë mundësi të shfrytëzojën internetin me shpejtësi më të madhe dhe çmim më të lirë. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se ky është një tjetër projekt që bashkon shqiptarët. Berisha iu kthye qëndrimit të disa ditëve më parë për realizimin e ëndrrën e bashkimit kombëtar për të cilën tha se kanë luftuar breza të tërë.
“Ju e dini besimin tim të madh te sektori privat, por në gjithë këto vite investimi i vetëm publik, përveç rrugëve, shkollave, spitaleve dhe ujësjellësve, është ky investim nga Posta Shqiptare. Kjo është bërë me qëllimin e vetëm për tu garantuar shqiptarëve internetin me çmimet më të ulëta në Evropë. Ne kohërat na mbajtën mbrapa në mënyrën më të pamerituar, por ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të kapur dhe kapërcyer kohën e humbur. Shqipëria dixhitale është projekti më i sigurt i kapërcimit të prapambetjes që trashëguam. Kombi është një dhe vetëm një, prandaj ky projekt vendoset në funksion të këtij qëllimi”, tha Berisha.
Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi nga ana e tij u shpreh i nderuar që ndodhet në kufirin ku para 13 vitesh Serbia ndante Kosovën me Shqipërinë. Sa i përket projektit, z. Thaci tha se qeveria e Kosovës do ta mbështesë ndërtimin dhe zhvillimin e autostradës dixhitale me të gjitha instrumentet institucionale që ka në dispozicion.
“Pika qe në vitin 1999 na ndante me Shqiperinë, sepse ishim nen Serbinë, sot na bashkon. Na bashkon në synimin tonë të përbashkët drejt integrimit europian, por jam i nderuar veçanersht që kjo është dhe vendlindja e kryeministrit Sali Berisha, bashkevendasit e te cilit luftuan krah per krah me UÇK për çlirimin e Kosovës dhe unë dua t’i shpreh atje një mirenjohje të veçante”, tha Thaçi.
Projekti autostrada dixhitale është një projekt i postës shqiptare në bashkëpunim me një kompani kosovare, e cila furnizohet me internet nga Frankfurti i Gjermanisë, duke shfrytëzuar linjat të cilat kalojnë nëpër Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Kroaci etj. Drejtuesit e projektit theksojnë se në të ardhmen synohet që ndërlidhja në mes Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit të realizohet në një rrjet optik.
Top Channel