Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve Me një byzylyk të vendosur në këmbë apo dorë pothuajse 300 të dënuar do
t’i nënshtrohen monitorimit elektronik, një masë e re dënimi alternativ,
e cila pritet të shmangë si fillim arratisjet e atyre që janë me masën e
arrestit shtëpiak.
Mbikëqyrja elektronike do të kerkohet si mase sigurimi ndaj te denuarve nga Prokuroria, ndersa vendimi shpallet nga Gjykata.300 të denuarve, që pritet t’i nënshtrohen kësaj forme të re dënimi në Shqiperi do t’u survejohet çdo lëvizje e tyre brenda një perimetri të caktuar. Ndersa salla e re e survejimit u inaugurua këte te marte, vendosja e byzylykeve elektronikë pritet të nise në janar pasi gjatë këtyre muajve do të duhet edhe trajnimi i stafit.
Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi deklaroi se mbikëqyrja elektronike pritet të aplikohet edhe per ata persona që dënohen për dhunë në familje dhe për të cilët gjykata vendos mbajtjen e nje distance te caktuar.
“Ky sistem që po instalohet sot do të përdoret edhe për personat në shërbim prove, për përdorim të lëndëve narkotike, në mënyrë që ata të mos u afrohen shkollave, të rinjve. Ky sistem do të aplikohet edhe për ata persona të cilët ushtrojnë dhunë në familje. Ata persona të cilët do të kenë një urdhër ndalimi për t’ju afruar banesës së bashkëshortes së tyre nuk do të kenë mundësi të shkelin perimetrin, sepse do të ndërhyhet nga policia”, tha Halimi.
Projekti i cili ka kushtuar rreth 300 mije euro do te aplikohet fillimisht ne kryeqytet dhe eshte nen varesine e sherbimit te proves, institucion qe kontrollon edhe denimet alternative.
Top Channel