Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, zonja e parë Odeta Nishani vizitoi shoqatën “Misionarët e Bamirësisë, Motrat e Nënë Terezës” në qytetin e Elbasanit.
Në këtë qendër rezidenciale të fëmijëve jetimë aktualisht ka 29 fëmijë të braktisur nga mosha 1-6 vjeç. Zonja e Parë, Odeta Nishani u interesua në mënyrë të veçantë për kujdesin ndaj këtyre fëmijëve dhe ndau dhurata për ta.
Ajo u shpreh se, veçanërisht ndaj këtyre fëmijëve strukturat shtetërore do të tregojnë kujdes të posaçëm, duke i bërë apel edhe gjithë shoqërisë civile që të kontribuojë për ta.
Nga ana tjetër edhe kryetari i bashkisë Qazim Sejdini bëri apel për përkujdesje të veçantë ndaj fëmijëve që kanë përjetuar dramën më të madhe njerëzore, atë të braktisjes nga prindërit.
Zonja e Parë, Odeta Nishani vizitoi të gjitha ambjentet ku këta fëmijë rriten dhe edukohen çdo ditë. Në vizitën e saj zonja Nishani shoqërohej nga pushtetarët vendorë.
Top Channel