Milanit i duhet një fitore ndaj Anderlecht për të qenë më të qetë në lidhje me kualifikimin për 1/8 e Ligës së Kampioneve dhe këtë gjë e di shumë mirë Massimiliano Allegri, i cili kërkon që skuadra e tij të shënojë e para, ndryshe nga ajo që ka ndodhur në takimet e fundit të kuqezinjve.
“Është diçka e mirë kur skuadra barazon pasi pëson dy gola, por shpresoj që këtë herë të kalojmë ne në avantazh të parët. Duhet të marrim 4 pikë në dy ndeshjet që na kanë mbetur në grup (Anderlecht dhe Zenit)”, theksoi trajneri i Milanit.
Allegri më pas i është rikthyer vizitës së Berlusconit në Milanello: “Këshillat e presidentit janë gjithmonë të vlefshme. Vizita e tij ishte e rëndësishme për të gjithë skuadrën. Të flasësh me Berlusconin për futboll është kënaqësi.”
Më pas ka analizuar situatën e individëve të veçantë: “Me Abbiatin nuk ka asnjë problem. Bëri një gabim ndaj Napolit dhe gabime bëjmë të gjithë; Boateng luajti një ndeshje të mirë; Robinho dha një pasim prej kampioni; sfida e Belgjikës mund të shohë si protagonist Paton sepse ai është një futbollist i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar.”
Anderlecht-Milan do të luhet të mërkurën, në orën 20:45.
Top Channel