Elbasan, protestë e invalidëve
19/11/2012 00:00
Shoqata e Invalidëve në disa prej komunave kryesore të Qarkut të
Elbasanit, protestuan këtë të hënë para zyrave postare për shkak të mos
shpërndarjes së pensioneve të invaliditetit prej disa muajsh.
Të shoqëruar edhe nga familjarët, personat me aftësi të kufizuar bënë thirrje për reagim të menjëhershëm të qeverisë dhe Ministrisë së Financave, për të zgjidhur situatën e krijuar. Protestuesit shpjeguan se kjo protestë është produkt i një nevoje njerëzore, pasi prej një kohe të gjatë edhe pagesen modeste të invaliditetit nuk po e perfitojnë dot.
Kjo ndihmë ekonomike sipas tyre, nuk u jepet pa asnje lloj shpjegimi, edhe pse pothuajse perditë ata interesohen pranë zyrave postare në komunat ku jetojnë.
Top Channel