Barcelona-Real vazhdojnë “marshimin”

18/11/2012 08:20

Barcelona mund 3-1 Zaragozën dhe vendosi një tjetër rekord në Primera Division.

Katalanasit shndërrohen në skuadrën me fillimin më të mirë në historinë e këtij kampionati me 11 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje.

Ashtu si gjithmonë, edhe në këtë sfidë, vendimtar ishte Lionel Messi me dy gola dhe një asist për kamerunasin Song.

Me këtë dygolësh të shënuar të shtunën, argjentinasi Messi i afrohet akoma më shumë rekordit të Gerd Muller që ka shënuar 85 gola në një vit kalendarik.

Ndërsa Real Madrid mposhti me rezultatin e thellë 5-1 Athletic Bilbao në një ndeshje ku shkëlqeu Karim Benzema me dy gola.

Golat e tjerë për madrilenët u shënuan nga Sergio Ramos, Mesut Ozil dhe Sami Khedira.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA