Shpreja e pakënaqësisë së Ronaldos nga qëndrimi në Madrid ka ndezur shpresat e disa ekipeve për ta blerë dhe konkretisht, dy klubet e Mançesterit dhe Paris SG janë në “pole position” për të siguruar kartonin e tij.
Megjithatë, United do të niset nga avantazhi i marrëdhënies së mirë që ka Sir Alex Ferguson me portugezin, me këtë të fundit që vazhdimisht ka vlerësuar në maksimum punën e trajnerit skocez.
Gjithashtu, mundësia e rikthimit në “Old Trafford” favorizohet nga fakti se si 26-vjeçari, ashtu edhe “Djajtë e Kuq”, sponsirozohen nga “Nike” dhe kompania amerikane e produkteve sportive mund të ndikojë për të lehtësuar transferimin.
Nga ana tjetër, është e qartë që City dhe Paris SG kanë një avantazh të pakrahasueshëm, atë ekonomik, në raport me United.
Kampionët e Anglisë, të udhëhequr nga sheiku Mansour ben Zayed al-Nahyane, janë të vendosur që të gatshëm që të bëjnë një ofertë të çmendur, deri në 200 milionë euro, të cilën duke konsideruar gjendjen aktuale, Reali vështirësisht mund t’i thotë jo.
Në këtë “ankand” të çmendur, Paris SG i sheikut tjetër, al-Thani, gjithashtu do të ishte i gatshëm që të merrte pjesë.
Në pak më shumë se një vit në drejtimin e parizienëve, al-Thani ka shpenzuar 257 milionë euro për përforcime, por ka premtuar se do të vazhdojë të shpenzojë edhe shumë më tepër për të rritur nivelin e skuadrës.
Top Channel