Mëngjesin e së premtes, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është zgjuar i zbukuruar me flamuj kombëtar. Në kuadër të festimeve, Komuna  e Prishtinës nisi të vendosë flamujt kuq e zi  në rrugët e kryeqytetit kosovar.

Këto flamuj i bashkohen kështu atmosferës festive, që vetë banorët e Kosovës kanë krijuar, duke vendosur prej ditësh flamujt kombëtar në ballkone e dritare.

Prishtina do të jetë kryeqendra e Kosovës, për festimin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Aktivitetet tashmë kanë filluar. Ditëve të ardhshme pritet që, në qendër të Prishtinës, të rivendoset shtatorja e dëshmorit Zahir Pajaziti, ndërkaq më 25 nëntor, ciklistë nga Prishtina do të nisen drejt Vlorës, ndërsa më 28 nëntor do të mbahet manifestimi kryesor.

Ndërsa ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, thotë se, që nga fillimi i këtij viti, janë mbajtur qindra aktivitete për nder të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe në bashkërendim me ministritë përkatëse të Qeverisë së Shqipërisë.

Ai përmend disa nga aktivitetet që do të mbahen, njëri prej tyre është edhe përurimi i pjesës tjetër të Rrugës së Kombit, që do të bëhet më 27 nëntor, ndërsa kujton se liderët shtetërorë të Kosovës do të shkojnë në Tiranë.

Manifestime, për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, do të mbahen nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA