Shqipëria për herë të parë në historinë e saj do të ketë Federatën e Sportin të Skermës, një Federatë kjo që është krijuar në vitin ku ne festojmë 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Presidenti i kësaj federate, Bardhyl Minxhozi, i afeksionuar pas këtij sporti thjesht nga duelet që ka parë në TV thekson se e pret një sfidë e vështirë.
“Natyrisht është një sfidë e vështirë, një rrugë e gjatë dhe do përpiqemi të ofrojmë një mundësi fëmijëve dhe të rinjve që t’i futen këtij sporti dhe në vend të lojrave virtuale në internet e në ambiente jo shumë fizike, do të përpiqemi t’i japim një ofertë më të mirë”, deklaroi presidenti Bardhyl Minxhozi.
Skermisti i parë shqiptar që përfaqëson flamurin kuqezi në aktivitetet ndërkombëtares është Klevis Imeraj. 17-vjeçari, i cili e nisi këtë sport thjesht për kureshtje, tani synon të marrë dhe medalje.
Nga ana e tij, Giorgio Scarso, presidenti i Federatës Italiane të Skermës, i pranishëm në përurimin e FSHS-së, deklaroi: “Unë mendoj se ashtu si në çdo gjë tjetër, edhe në këtë sport do të ketë një pioner. Klevisi është shembulli i gjallë i kësaj gjëje. Ne sportin e skermes e sollem tani në Shqiperi pasi është bukur kur femijët shqiptarë ushtrojnë këtë sport në Itali, por ajo që ne synojmë është që femijët shqiptarë që rriten këtu të bëhet pjesë e këtij sporti këtu në vendin e tyre”.
Fitues i miniaktivitetit të parë të këtij sporti në Shqipëri përfundoi italiani Scalzo Giacomo, i cili fitoi dy sfida, ndërkohë që vendin e dytë e zuri shqiptari Klevis Imeraj.
Top Channel