Serbët pengojnë rindertimin e shtëpive të shqiptareve në lagjen Kroi i Vitakut në pjesën veriore të Mitrovicës.

Mbremjen e së premtes, një grup prej dhjetëra serbësh i vuri flakën shtëpisë së Nazmi Ismailit, ndërtimi i së cilës kishte rifilluar të ndërtohej vetëm pas 13 vjetesh.

Për të penguar vazhdimin e punimeve, serbet vendas kishin bllokuar rrugën që të çon te vendi i ngjarjes.
Një makinë e parkuar në mes të rruges mjaftoi për të bllokuar mbërritjen e materialeve të ndërtimit, duke detyruar ekipin e “Top-Channel” që të gjente një rrugë alternative për të mbërritur në vend.

“Deri mbrëmë, gjithçka ishte në rregull, por në orët e para të mëngjesit, një grup serbësh erdhën dhe dëmtuan banesën, duke i vënë flakën. Janë dëmtuar kolonat mbajtëse dhe duhet të rifillojmë për së dyti të njëjtën punë. Kemi frikë, por punnën do të vazhdojmë ta bëjmë”, thonë një prej punëtorëve dhe vetë pronari i shtëpisë së djegur.

Ndonese disa pjestare te policise se Kosoves ndodhen ne vendin e ngjarjes, roli i tyre duket se eshte vetem vezhgimi i situates. Ata nuk ndermorren ndonje hap per zhbllokimin e rruges. Ne vend te saj, policia ne bashkepunim me banoret gjeten serish nje rruge alternative per te sjelle materialin ndertimor.

“Çdo ditë, protestat dhe organizimet e serbëve janë bërë gjithmonë e më të shpeshta. Ata duket se kanë filluar të radikalizohen dhe për këtë arsye i kemi kërkuar EULEX-it dhe policisë së Kosovës që të rrisë patrullimet në veri”, deklaroi Behxhet Bala, drejtori për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Mitrovicës.

Demi i shkaktuar ketu arrine vleren prej afro 2000 mije eurosh. Komuna ka vendosur të kompensojë punekryesit ne menyre qe punimet te vazhdojne pavaresisht problemeve. Per ta shmangur nje djegie te dyte banoret thone se kane vendosur te bejne roje naten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA