“Kultura e Kujtesës”. Ekspozita me fotografi, kujtime, momente që kanë shënuar jetën e njerëzve të thjeshtë dhe tablo familjare, janë disa prej formave që tentojnë të tregojnë kujtesën e të gjitha gjërave, që kanë ndodhur në ish-Jugosllavi.

Kujtimi dhe mohimi janë perceptime me vështrime nga kënde të ndryshme. Por, kujtesa personale krijon histori më reale. Në këtë ekspozitë, që është hapur në Beograd, kanë marrë pjesë persona nga tërë rajoni.

Ka dallime të kujtesës, nëse flasim për rajonin. Kur shohim Sarajevën apo qytete të tjera, kemi fotografi të një jete familjare, që në një moment ka ndaluar. Nëse e shikoni në Serbi, ka një lloj heshtje për gjithçka që ka ndodhur, jo shumë larg nga ne. Ky duhet të jetë një mësim për të ardhmen, pasi për këto ndërprerje jemi përgjegjës.

Ideja e kujtesës, për atë që ka ndodhur në Ballkan, është një prej gjërave më të rëndësishme, pasi mënyra se si do të marrim qëndrim ndaj kujtimeve, nga ajo do të varet edhe e ardhmja.

Kujtimet në rajon janë ende politike dhe mohuese. Ndërsa portreti i shoqërisë është ndarë në pjesë. Kujtimi është seleksionues dhe rrëfimi i njëanshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA