Bayern i Mynihut hodhi një hap fals në javën e 12-të të Bundesligës, duke barazuar në derbin me Nyrenbergun e lejuar rivalët që të ngushtojnë distancat.
Pas një fillimi të rrufeshëm me dhjetë fitore, Bayern vinte në derbin e Bavarisë pas humbjes me Leverkusenin dhe gjithçka u duk e rikthyer në normalitet, kur Mandzukic realizoi pas vetëm tre minutash lojë.
Ekipi i Heynkess kontrolloi 45-minutat e para dhe iu afrua disa herë dyfishimit, por menjëherë pas intervalit, Feulnes riktheu barazpeshën për vendasit, me një gjuajtje të fortë nga brenda zonës, pas paaftësisë së treguar nga Tymoschuk në mbylljen e aksionit.
Ndonëse Nurnberg mbeti me dhjetë futbollistë 15 minuta nga fundi, kryesuesit nuk ditën të konkretizonin, duke shpërdoruar raste të tjera, përfshi një nëpërmjet Xherdan Shaqirit, që në një aksion të shkëlqyer brenda zonës, u vonua së tepërmi për të goditur, duke shpërdoruar një mundësi të artë.
Në një ndeshje të luajtur njëkohësisht, Borussia Dortmundit mposhti Furthin falë dy golave nga Leëandovskit dhe Goetze, duke shkurtuar diferencën në nëntë pikë.
Top Channel