Australi, Berisha del fitues kundër Del Pieros

17/11/2012 02:01

Alex del Piero ka qenë në një formë të shkëlqyer, por Sydney nuk i është përgjigjur nivelit të tij, ndaj dhe formacioni i drejtuar nga trajneri i ri Corica nuk e shmang dot humbjen.

Në Brisbane, lojtarët e Roar fitojnë 4-2, pavarësisht dopietës së ish-kapitenit të Juventus.

Vendasit kaluan në avantazh me anë të Broich, në të 30-n, dhe 3 minuta më pas dyfishojnë me Paartalu. Alex shënon në minutën e 42-të golin e parë, pas një gjuajtjeje me të majtën nga distanca, por në fund të pjesës së parë Halloran i ccon shifrat në 3-1.

Me fillimin e pjesës së dytë, Del Piero shënon golin e dytë, duke rikthyer shpresat për një pikë në këtë transfertë, por Besart Berisha i ka dhënë fund gjithcckaje në minutën e 57-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA