Xhudoka kosovare, Mejlinda Kelmendi, u shpall kampione e Europës për moshën U-23, në Europianin që po zhvillohet në Republikën Çeke.
Ndryshe nga Lojrat Olimpike, ku Kelmendi garoi nën flamurin shqiptar, për shkak të mosnjohjes së Federatës Kosovare të Atletikës, sportisja garoi në Pragë nën siglën e flamurit kosovar.
Kelmendi mposhti në finalen e kategorisë 48-52 kilogram, ukrainasen Mariya Buyok.
Ndërkohë, medalja e bronxtë i shkoi një tjetër kosovareje, Distria Krasniqit, e cila përfundoi e treta së bashku me një rivale italiane.
E konsideruar si shpresa më e madhe për medalje e Shqipërisë në Londër 2012, Kelmendi nuk u ngjit në nivelin e pritshmërive në aktivitetin më të rëndësishëm në nivel botëror në zhvilluar ne korrik-gusht, duke u eliminuar në raundin e dytë.
Megjithatë, Kelmendi u rikuperua me shpejtësi, duke fituar medalje të artë në tetor, në Botërorin e zhvilluar në Stamboll.
Top Channel