Vukceviç, mesfushori i Hoffenheim del nga koma

16/11/2012 19:30

Mesfushori i Hoffenheim në Bundesligën Gjermane, Boris Vukceviç, doli nga koma ditën e premte, pas tetë javësh në reanimacion pas një aksident rrugor të pësuar në muajin shtator.

Prej pothuajse dy muajsh, 22-vjeçari i kombëtares gjermane U-21, ka luftuar në mënyrë konstante me vdekjen dhe mjekët nuk jepnin garanci mbi rikuperimin e tij të pjesshëm apo të plotë.

Lajmi për zgjimin e Vukceviç u publikua në faqen e internetit të klubit gjerman. “Jemi jashtëzakonisht të lumtur të informojmë se Boris është duke u përmirësuar. Mendojmë dhe lutemi për të çdo ditë. Shpresojmë vetëm që rikuperimi i tij të jetë sa më i shpejtë dhe i plotë”, lexohej në komunikatën, e hartuar nga manaxheri i përgjithshëm i Hoffenheimit, Andresa Mueller.

22-vjeçari rrezikoi të humbte jetën në muajin shtator, kur u përplas me shpejtësi të lartë disa minuta pas përfundimit të stërvitjes me një kamion.

Hetimet e mëvonshme treguan se të riut i kishte rënë të fikët në timon, për shkak të një diabeti të fshehtë, ekzistencën e të cilit ai nuk e njihte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA