Pas anulimit të dy miqësoreve, Kombëtarja U21 gjen kundërshtar për sfidën në 30 mars
Në ambientin zikaltër mendojnë se humbja kundër Atalantës javën e kaluar të Serisë A, do t’i ndihmojë “të rriten” në lojën e tyre.
Atalanta mposhti Interin 3-2 dhe përvecse u prishi serinë e rezultateve pozitive, u shkaktoi milanezëve humbjen e parë në transfertë për këtë sezon të kampionatit italian dhe të tretën në total.
Dy humbjet, ajo ndaj Romës në San Siro me rezultatin 1-3 dhe tjetra ndaj Sienës, po në San Siro me rezultatin 0-2 “ndihmuan” skuadrën të reagonte duke regjistruar menjëherë dy fitore të njëpasnjëshme.
Por rezultatet pozitive nuk u ndalën me kaq, zikaltërit fituan edhe në takimet më pas dhe kulmi mbërriti në derbin e Italisë në Torino kur triumfuan me rezultatin 1-3. Një javë pas këtij triumfi, skuadrën zikaltër e zbriti me këmbë në tokë Atalanta.
Megjithatë në kampin interist deklarojnë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Përkundrazi, tekniku Stramaconi deklaron se humbja ndaj bergamaskëve shërben për të përgatitur skuadrën se si të menaxhojë një “situatë të jashtëzakonshme nga dëmtimet”.
Si do të menaxhohet kjo situatë? Testi është të dielën në orën 15:00 në San Siro ku Interi pret Kaljarin.
Top Channel