Ruli-Tahiri, ministri mungon në gjykatë

16/11/2012 00:00

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, deputeti Saimir Tahiri e ka konsideruar si “shembull të papërgjegjshmërisë qeveritare” mungesën e ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli në gjykatën e Tiranës ku është dukë u shqyrtuar kallëzimi i tij ndaj deklaratave të Tahirit.

Sot ishte parashikuar të zhvillohej seanca e radhës në proçesin ku ministri Ruli ka paditur deputetin Tahiri, për shkak të deklaratave të këtij të fundit lidhur me skandalin e shfrytëzimit të kromit në Bulqizë.

Deklaratat e deputetit socialist janë bërë kohë më parë, kur Ruli mbante detyrën e ministrit të Ekonomisë. Por ministri nuk u paraqit sot në gjykatë, duke bërë që edhe kjo seancë të dështonte.

Për deputetin socialist, “ky sigurisht është një shembull i radhës i papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie, siç është edhe një shembull i radhës i mungesës tërësore të përgjegjësisë publike përballë ligjeve të shtetit, Kushtetutës dhe qytetarëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB