Poston kërcënimin që iu bë, bllokohet nga “FB”

16/11/2012 17:40

Një grua, e cila publikoi një imazh me tekst të një kërcënimi që kishte marrë në “Facebook”, u bllokua nga përdorimi i rrjetit shoqëror, pasi kishte shkelur të drejtat e autorit në postimin e saj.

Një aktiviste islandeze e të drejtave të femrave, Hildur Lilliendahl Viggosdottir u pezullua për 30 ditë nga postimi i çdo mesazhi, pasi kopioi dhe publikoi në faqen e saj një status të një përdoruesi tjetër të “Facebook”, i cili e kërcënonte nëpërmjet një teksti dhe imazhi, në të cilin i referohej me emër.

Viggosdottir, si pjesë e fushatës së saj, krijoi një album të quajtur “Burrat që urrejnë gratë”, në të cilin postohen imazhe dhe komente me natyrë diskriminuese të bëra prej meshkujve, me qëllim demaskimin e këtij fenomeni.

Megjithatë, pasi ajo postoi kërcënimin që i ishte bërë në mur, “Facebook” e bllokoi për thyerjen e të drejtës së autorit.

Rrjeti shoqëror më i përdorur në botë pengon riprodhimin dhe ripostimin e materialeve të ndryshme, pa marrë një aprovim me shkrim prej autorit të vërtetë dhe ndonëse mund të duket e pabesueshme, postimi i bërë prej aktivistet duket se e shkeli këtë urdhëresë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA