Mediu: PS të votojë tre ligjet

16/11/2012 00:00

Partia Republikane i bën thirrje opozitës që të votojë para datës 20
nëntor tre ligjet që kërkojnë tre të pestat në Kuvend dhe që kërkohen
nga Bashkimi Evropian.

Duke folur në asamblenë Kombëtare të Partisë Republikane, kryetari i kësaj force Fatmir Mediu u shpreh se mosvotimi nga ana e PS-së i tre ligjeve është një shans i humbur për integrimin e vendit.

Mediu theksoi se në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, votimi i këtyre ligjeve të rëndësishme është një përgjegjësi e madhe.

“Partia Socialiste nuk duhet të lidhë interesat madhore me ato individuale”, tha Mediu.

Top Channel