Lezhë, dështon seanca për Shullazin

16/11/2012 00:00

Gjykata e Lezhës sot duhet të jepte vendimin për dy të arrestuarit për armëmbajtje pa leje, Emiljano Shullazi dhe Edison Arizaj, por gjyqtarja e çështjes, Parashqevi Ademi e shtyu seancën.

Për dy personat në fjalë prokuroria ka kërkuar 7 vjet burg dhe tashmë pritet fjala e gjykatës për vendimin që do japë për këtë çështje.

Por me gjithë shtyrjen e sotme, gjyqtarja Ademi nuk ka njoftuar se kur do të mbahet seanca e radhës në gjykatën e Lezhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB