Pas anulimit të dy miqësoreve, Kombëtarja U21 gjen kundërshtar për sfidën në 30 mars
Pasditen e së shtunës luhet takimi Juventus-Lacio, ndoshta ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave të Serisë A dhe kryeqytetasit do të kërkojnë të arrijnë një tjetër sukses, pas atij në Olimpiko ndaj Romës një javë më parë.
Tekniku bardhekaltër vlerëson kundërshtarët duke thënë se janë një skuadër shumë e fortë dhe favoritët kryesorë për fitimin e titullit kampion.
“Juventus është një skuadër shumë e fortë dhe favorite për të fituar titullin kampion, por mendoj se nëse luajmë ashtu sic bëmë me Romën, e ndoshta të japim 20 ose 30 përqind më shumë, mund t’ia dalim mbanë e të fitojmë”, deklaroi trajneri i Lacios, Petkovic.
Bardhekaltërit në këtë takim duhet të llogarisin mungesën e kapitenit Mauri, që u ndëshkua me dy kartona të verdhë në derbin me Romën dhe të Luliç, ndërsa Juventusi do të duhet të mbushë boshllëkun e lënë në mesfushë nga “dirigjenti” Andrea Pirlo i dënuar për shkak të kartonave.
Top Channel