Pas arrestimit të pesë punonjësve të CEZ Shpërndarje, punonjës të kësaj kompanie në Durrës kanë reaguar menjëherë.
Ata janë grumbulluar para Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre. Sipas protestuesve, pesë të arrestuarit janë krejtësisht të pafajshëm dhe thjesht kanë kryer detyrën e tyre, duke zbatuar urdhrat e dhënë me shkrim nga eprorët përkatës.
Elektricistët durrsakë thonë se kolegët e tyre janë në polici, ndërsa përgjegjësit e vërtetë të situatës qëndrojnë të pacënuar.
Kompania CEZ Shpërndarje akuzohet se ka kryer shkelje kontraktuale, duke mos informuar paraprakisht Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a për veprimin e ndërmarrë, duke shkelur haptazi ligjin dhe cënuar një shërbim publik, jetik për popullatën.
Top Channel