Durrës, ndalohen 40 kg kanabis në port

16/11/2012 00:00

40 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa u ndaluan në një automjet me targa të huaja, që po përpiqej të udhëtonte drejt Italisë, nga porti i Durrësit.

Lajmi u raportua nga policia antidrogë, pasditen e së premtes.

Në flagrancë, u prangos drejtuesi i automjetit, shtetasi Rudolf Nani.

Nga të dhënat mësohet se droga u sekuestrua në mjediset e portierit, përpara se automjeti të realizonte imbarkimin për në traget.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB