Antonio Cassano, i intervistuar nga Sport Mediaset, i kundërpërgjigjet me tone ironike Antonio Conte-s, i cili e kishte quajtur llafazan.
“Nuk jam i sigurt, por ai është skualifikuar sepse nuk donte të denonconte. Kam bërë shumë veprime gabim gjatë karrierës time, për këtë jam skualifikuar. Por, nëse Conte fillon të flasë për moral, atëherë për mua është fundi i botës”, shprehet sulmuesi i Interit, që i thotë ‘jo’ rikthimit të Balotelli-t te zikaltrit.
Keni diskutuar frazën e ushtarakëve. Çfarë donit të thonit, mund ta saktësoni?
Cassano: Doja thjesht të thoja, që janë shumë profesionistë. Unë nuk kam qenë kurrë i tillë. Nuk ishte qëllimi im t’i ofendoja ata, por nëse e kapën me mua… amen!
Conte ka folur për fjalë të tepërta…
Cassano: Llafazan nuk jam unë, por ai që u skualifikua sepse nuk donte të denonconte. Kam bërë shumë gabime gjatë karrierës time dhe për këtë jam skualifikuar. Nëse ai fillon të flasë për moral, për mua është fundi i botës. E përsëris, pikërisht ai, që u skualifikua për mos denoncim.
Bonucci-t i kishit shkruar ‘profesionistë, jo ushtarë’, çfarë do të thotë?
Cassano: E njoh mirë Leo-n, është një djalë i zoti. Ka thënë të vërtetën, unë gjithmonë kam patur vështirësi për të vrapuar. Nuk u ofendova. I pranoj batutat, sepse mbeten në aspektin futbollistik.
Interit po i rikthehet Sneijder…
Cassano: Wesley është lojtari që na duhet për të bërë diferencën, sipas meje. Taktikisht do të jetë një problem për Stramaccioni-n. Por, unë dua që ai të luajë.
Flitet për rikthimin e Balotelli-t tek Inter…
Cassano: Kemi shumë lojtarë të fortë te zikaltrit. Do të vazhdojmë kështu.
Keni folur më me Prandelli-n?
Cassano: Jo, mbase sepse kam ndërruar numër. Gjithsesi për tifo për Italinë, ëndrra ime është të jem pjesë e një Botërori, gjë që nuk e kam bërë kurrë.
Do të shtrëngonit dorën me Juventus-in?
Cassano: Sigurisht, i shtrëngoj dorën të gjithëve.
Top Channel