Pas anulimit të dy miqësoreve, Kombëtarja U21 gjen kundërshtar për sfidën në 30 mars
Arjen Robben nuk do të jetë në dispozicion të Bayern Munchen për ndeshjet ndaj Nurnberg (e shtunë, ora 15:30) dhe Valencia (e martë, ora 20:45) për shkak të disa problemeve muskulare të shfaqura në miqësoren që Hollanda luajti me Gjermaninë ditën e mërkurë (0-0).
Lajmin e bëri të ditur trajneri i skuadrës bavareze, Jupp Heynckes: “Nuk do e kemi në dispozicion të shtunën dhe as të martën ndaj Valencias.”
Robben sapo ishte rekuperuar nga një dëmtim në shpatull që e mbajti katër javë larg fushave.
Bayern Munchen do të luajë vendin e parë në grup në ndeshjen e pestë të grupit F në Ligën e Kampioneve, në “Mestalla” të Valencias.
Të dy ekipet kanë nga 9 pikë dhe ky takim me shumë mundësi do të përcaktojë se kush do të zërë vendin e parë në grupin ku bëjnë pjesë edhe BATE Borisov e Lille.
Top Channel