Një javë pas takimit në Bruksel me kryeministrin serb, Ivica Daçiç, kryeministri kosovar takon liderët e opozitës për t’i informuar ata për këtë takim.

Thaçi mblodhi menjëherë edhe kabinetin qeveritar, për t’i informuar lidhur me takimin me Isa Mustafën dhe Blerim Shalën. Sipas kryeministrit Thaçi, Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse ka qenë e ftuar, nuk ka marrë pjesë në takimin e përbashkët.

Ai tha se edhe Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e ftuar, por ky subjekt politik ka refuzuar pjesëmarrjen.

“Unë sot kam informuar edhe ministrat e ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian për takimin që është zhvilluar. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e plotë dhe unike, dhe në të njëjtën kohë edhe liderët e përfaqësuesit e opozitës së Kosovës, pra atë të LDK-së dhe nënkryetarin e AAK-së, zotin Shala. Edhe spektri tjetër opozitar, i përfaqësuar në parlament, ka qenë i ftuar, por ka munguar përgjigja pozitive”, tha Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi bëri të ditur se kanë filluar takimet e grupeve teknike në terren, për implementimin e marrëveshjes së menaxhimit të integruar të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Po, ka patur përfaqësues të palës së Kosovës, të EULEX-it dhe palës serbe”, tha Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës.

I pyetur për deklaratat e zyrtarit nga Beogradi, Aleksandër Vulin, se në veri mund të ketë trazira me rastin e zbatimit të IBM-it, Kuçi nuk ka dashur të komentojë, por  kritikoi Vulinin si person jo serioz në punë, duke i rekomanduar atij që të udhëheqë ndonjë Organizatë Jo qeveritare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA