Ambasadori suedez në Tiranë, Patrik Suenson, gjatë një vizite në Shkodër deklaroi se Shqipëria rrezikon liberalizimin e vizave për shkak të kërkesave të larta për azil.
Sipas diplomatit, nga Shqipëria gjatë këtij viti ka pasur mbi një mijë kërkesa për azil dhe Suedia kërkon ndihmën e shtetit shqiptar, pasi shqiptarët nuk duhet të ndëshkohen nga azilkërkuesit.
Ambasadori suedez u shpreh se shtetasit që vijnë nga Shqipëria nuk mund të përfitojnë kurrësesi azil, ndaj ai paralajmëroi rikthimin e të gjithë azilantëve shqiptarë.
“Aktualisht jemi në bisedime me palën shqiptare për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme kësaj situate, pasi një grup i vogël azilkërkuesish nuk mund të ndëshkojë të gjithë shqiptarët duke përmbysur liberalizimin e vizave”, deklaroi zoti Suenson.
Suedia është vendi i dytë pas Belgjikës që shpreh shqetësimin në Shkodër për numrin e lartë të azilkërkuesve, të cilët kryesisht abuzojnë me fenomenin e gjakmarrjes.
Top Channel