Lindsey Vonn nuk dëshiron të heqë dorë: Të tërhiqem? Mos më thoni më se çfarë duhet të bëj
David Villa rikthehej pas një viti si titullar në kombëtaren spanjolle dhe miqësorja ndaj Panamasë nuk kishte si shkonte më mirë për të.
Sulmuesi i Barcelonës shënoi një nga golat e fitores 5-1 që kampionët e Botës dhe Evropës arritën ndaj një skuadre modeste, por përtej statistikave, Villa do e kujtojë këtë takim për gjestin e bukur të Iker Casillas, kapitenit të Spanjës.
“El Guaje” ishte lojtari që mbajti shiritin e kapitenit nga fillimi i ndeshjes pasi portieri i Realit nuk e nisi takimin nga fillimi dhe kur hyri në fushën e lojës, Casillas nuk pranoi që Villa t’i kthente shiritin kur ky i fundit shkoi për t’ia vënë në krah.

Goli i shënuar nga “El Guaje” ishte i 53 në 85 ndeshje që ai ka zhvilluar me Spanjën.
Top Channel