Akademiku Rexhep Qosja ka deklaruar në emisionin “Fiks Fare” se kryeminsitri shqiptar Sali Berisha është një autokrat pa autoritet që sjell një anarki në kërkesat e tij për rishkrimin e historisë.
Në një intervistë të transmetuar në puntatën e së enjtes në Top Channel, Qosja ka folur për deformimin e historisë së Shqipërisë dhe ka bërë një krahasim mes udhëheqësit komunist Enver Hoxha dhe kryeministrit Berisha.
Më poshtë intervista e Prof. Reshep Qosja:
Gazetari i Fiksit- Profesor në emër të gjithë redaksisë së emisonit “Fiks fare” kam nderin t’ju dhuroj simbolin e emisionit tonë për veprën tuaj të shquar të një patrioti modern dhe të një shikuesi që nuk heq dorë për të parë emisioni “Fiks fare”.
Prof. Qosja -Jam i nderuar që me jepet simboli i emisionit “Fiks fare”. I themi emisioni “Fiks fare”, ndërsa unë do ta quaja institucioni “Fiks fare”. “Fiks fare” është shumë më tepër se një emisoni është një institucion. Institucioni “Fiks fare” i kontribon Shqipërisë dhe demokratizimit të saj shumë më tepër se një varg institucionesh politike, shtetërore, shkencore, kulturore. “Fiks fare” me gjuhë artistike dhe me kamerë televizive i flet popullit shqiptar për një varg të këqijash, por dhe të mirash në jetën e tij. I flet për gënjeshtra, për mashtrime, për korrupsin, për grabitje të pasuris kombëtare prej zyrtareve të ndryshëm. I flet për problemet më të ndryshme. Bën përpjekje që me atë gjuhë artistike dhe kamer televizive të mbrohen vlerat kulturore, monumentet kulturore tradita jonë, të mbrohet prej moskujdesit, prej shkatërimit atë traditë që nuk po e mbrojnë aq sa duhet ata që paguhen për atë punë. “Fiks fare” mbron të varfërit, të braktisurit, të vegjëlit, që po ashtu janë lën në harres preja tyre që duhet të merren me ta. “Fiks fare” bë shumë për Shqipërine dhe për shqiptarët. Për këtë arsye protagonistët e këtij emisioni siç janë Saimiri, Doktori, Filip Çakuli janë për mendimin tim heronjë mendorw, moralw dhe politikw të kohës sonë. Unë atyre dhe gjithë stafit që punon në “Fiks fare”, të gjithë juve, kolegevet të tjetër tuaj ju uroj përkushtim në punën që bëni dhe suksese sa deri tani. Them sa deri tani, sepse keni bërë shumë dhe po bëni shumë. Do të dëshiroja që një “Fiks fare” ta ketë edhe Kosova.
Gazetari i Fiksit- Sivjet profesor, pas një muaji, ne do të festojmë 100 vjetorin e Pavarësisë. Si ju duket historia e Shqipërisë në këto 100 vjet?
Prof Qosja- Historia e Shqipërisë gjatë këtyre 100 viteve është një histori e dhimbshme. Me shumë mundime që Shqipërisë ia kanë krijuar të huajt Shqipërisë, por dhe shqiptarwt ia kanë shkaktuar vetvetes. Por historia e Shqipërisë gjatë këtyre 100 vjetëve njëkohësisht është dhe plot përpjekje që këto mundime të parandalohen dhe tw mënjanohen prej jetës së saj.
Gazetari i Fiksit- Dy persona kanë tentuar që të ndryshojnë historinë e Shqipërisë. Këta kanë qënë Enver Hoxha dhe kryeministri i tanishëm zoti Berisha, të cilet kanë urdhëruar herëpashere historianët se si duhet shkruar historia dhe jo ashtu si e ka shkruar historia.
Prof Qosja- Ajo që kërkonte Enver Hoxha si në shumë vende komuniste në atë kohë, Enver Hoxha ishte komunist. Komunizmi është politikë, ideologji, filozofi dhe metodologji. Enver Hoxha donte si njëmendësi ta bënte të ardhmen, por dhe të kaluarën.Prandaj ai donte të bënte historinë si të tashmen. Me një fjalë, Enver Hoxha ishte parimor, konseguent në këtë kërkesë të tij. Padyshim se ajo kërkesë e tij për rë rishkruar historinë ashtu si e kërkonte ai, ka sjellw çrregullime, thjeshtësime, regjime, dobësi të mëdha në historiografinë, por megjithatë Enver Hoxha ishte parimor në atë botkuptimin e tij. Ky autokrati tjetër,Enver Hoxha ishte autokrat me autoritet të madh, po ky është një atokrat pa autoritet. Ky nuk ka parimwsi në atë që kërkon edhe në atë që bën. Ky praktikisht sjell një anarki në kërkesat e tij për rishkrimin e historisë dhe në fusha të tjera. Fan Noli i madh në Parlametin e Shqipërisë ka folur për pesë anarkitw shqiptare: anarkia fetare, anarkia sociale, anrkia morale, anarkia patriotike dhe anarkia e idealeve. Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, autokrati Sali Berisha u shton dhe dy të tjera, anarkinë politike dhe anarkinë historiografike. Shpresoj të behet jo ajo që kërkon ky.
Gazetari i Fiksit- Si ju duket që populli ynë do të ketë udhëheqës të përjetshëm? Po të kemi parasysh Enver Hoxhën i cili qëndroi për rreth 45 vjet, Sali Berisha 20 vjet. Kjo është dëshira e vet popullit tonë apo meritë e këtyre udhëheqësve që dalin përpara?
Prof Qosja- Kur është shpallur Napoleon Bonoparti perandor, inelektualw të shquar francezë, filozofw, shkencëtarw kanë thënw se:Napoleoni shpreh dëshirënë francezëve për të qënë të robëruar. Natyrisht se kjo nuk ishte bash ashtu sepse Franca është Francë. Franca e asj kohe me Francëne e kohës së mëvonshme ka ndryshuar natyrisht shumë.Ne na ngjan sot, jo ajo që ka ngjarë në komunizëm, por ngjan ajo që nuk ngjan në vende të tjera. Një njeri do të jetë udheheqës i përhershëm dhe e e thotë vetw se deri kur do të jetë, deri në vitin 2000 e ca dhe cakton një datë të pafund. Thuhet se mbetja gjatë e njerëzve në pushtet, mbetja gjatë si Enver Hoxha që ishte në kushte të tjera, si në të gjitha vendet komuniste, ku udhëheqësit mbeteshin gjatë në pushtet dhe tani qëndrimi gjatë i Sali Berishës nuk flet për fuqinë e tyre. Nuk flet në këtë rast për aftësitë, fuqinë e këtij njeriu, flet për dobësitw e të tjerëve që këtë qëndrim të tij tw gjatë e tolerojnë, e durojnë, pajtohen me të. Them një pjesë e popullit shqiptar, e përsëris që po ngjan ajo që nuk po ngjan në asnjë vend demokratike jo se jo, por dhe në as ish-vendet komuniste.
Gazetari i Fiksit- Pra ka meritë dhe populli që e mban kaq gjatë?
Prof Qosja- Jo! Kjo është dobësi e popullit, që e duron gjatë dhe kjo them unë nuk i bën nder popullit që e duron kaq gjatë.
Gazetari i Fiksit- Nga sa dimë ne Akademia e Shkencave tw Shqipwrisw nuk ju ka bërë ftesë që të merrni pjesë në një konferencë shkencore që bëhet me rastin e 100 vjetorit të Paravësisë së Shqipërisë.
Prof Qosja- Akademia e Shkencave të Shqipërisë organizon një konferencë që e quan solemne me rastine 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në atë Konferencë shkencore solemne, Akademia e Shkencave nuk më ka ftuar megjithëse është kërkuar prej organit organizues, komisionit zgjedhor, së paku kështu ka shkruar shtypi që të jem i ftuar. Kjo nuk më ka shkaktuar si të them ndonjë shqetësim në asnjë mënyrë. Unë kam shkruar për ata që e kanë krijuar Shqipërinë. Shqipërinë e kanë krijuar rilindasit e mëdhenj. Kam shkruar tri libra. Pra, tri vëllime ku kam trajtuar jetën, krijmtarinë, veprimtarinë politike, ideologjinë e tyre, që është ideologjia kombëtare shqiptare. Kam shkruar mandej dhe për 80-vjetorin e Shqipërisë dhe për 90 vjetorin e Shqipërisë dhe tani kam shkruar dhe do ta botoj për 100 vjetorin e Shqipërisë. Kam shkruar dhe do ta botoj për rolin e Kosovës në krijimin e Shqipërisë. Nuk më kanë ftuar, sepse Akademia e Shkencave të Shqipërisë, mendoj një numër i dukshëm i anëtarëve të saj, ende nuk kanë krijuar parësinë politike, shkencore, intelektuale që duhet ta ketë Akademia me të gjithë anëtarët e saj dhe sigurisht nuk më kanë ftuar për shkak se mund të kenë si shqetësim se çfarë mund të them unë aty që s’do të dëgjohet mirë prej qeverisë së Shqipërisë, do të dëgjohej mirë prej pushtetit dhe do të shqetësonet organizuesin d.m.th Akademinë e Shkencave. Unë me këtë rast dua të falenderoj të gjithë ata intelektualw, historianë, shkencëtarw të tjerë dhe shoqata të tjera siç është Shoqata Labëria, Shoqata e Elbasanit, të cilat kanë ngritur zërin kundër sjelljes së tillë të Akademisë, një sjellje që ata e kanë quajtur të papajtueshme me kohën, me rrethanat, me kushtet, me parimet e demokracisë.
Top Channel