Presheva ankohet për Tiranën

15/11/2012 00:00

Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë konsideron se shqiptarët jashtë Shqipërisë, e veçanërisht ata në Luginën e Preshevës, janë të lenë jashtë jo vetëm fizikisht.

Në një libër në Preshevë e Bujanoc janë mbledhur nënshkrime, përshëndetje, kërkesa e porosi për shtetin e Shqipërisë, të cilat do t’i dërgohen qeverisë shqiptare.
 
Aktivistët thonë se në këtë festë të madhe, Shqipëria nuk e ka respektuar as Kushtetutën e saj duke mos ndihmuar kurrë shqiptarët në Luginë.
 
“Për këto 100 vite Shqipëria, politika në Shqipëri ka bërë shumë pak për shqiptarët e Preshevës dhe përgjithësisht për shqiptarët jashtë, duhet të ndryshojë kjo politikë dhe ka ardhur koha për një rilindje kombëtare”, thotë Valon Arifi nga KDNJ.

Qytetarët kanë shkruar përveç urimeve të përzemërta edhe kërkesa për kushte me të mira, për ndihma konkrete. Ndërsa në Preshevë edhe këtë përvjetor të Pavarësisë është duke u përgatitur festa, kurse ambasada shqiptare në Serbi do ta festojë me një pritje pikërisht në ditën e Pavarësisë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB