Mbrëmje shumë e keqe për Kilin. Skuadra amerikano-latine është mundur 3-1 nga Serbia në miqësoren e zhvilluar në Zvicër dhe trajneri i saj Claudio Borghi është shkarkuar.
Por, ajo që la shenjë në këtë takim ishte një episod tejet i shëmtuar: Arturo Vidal, mesfushori i Juventusit, realizoi një ndërhyrje “kriminale” ndaj një kundërshtari duke krijuar sherr mes futbollistëve në fushë e duke merituar kartonin e kuq.
Pas ndeshjes, trajneri argjentinas Borghi u shkarkua nga detyra e trajnerit të Kilit.
“Sapo u mblodha me drejtuesit e Federatës dhe më kanë kërkuar largimin tim. Jam i trishtuar sepse ka përfunduar periudha më e bukur e jetës sime”, deklaroi Borghi për mediat e Kilit.
Kili ka humbur 5 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar: 2 miqësore dhe 3 takime të vlefshme për eliminatoret e botërorit 2014.
Top Channel