Protestuesit në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, në Selanik, sulmuan një diplomat gjerman në lidhje me pakënaqësinë e tyre për masat e vazhdueshme të kursimit, që janë mbështetur fuqimisht prej Berlinit.

Protestuesit hynë në një sallë konferencash, ku kryebashkiaku i Selanikut dhe diplomati duhet të takoheshin dhe derdhën kafe mbi këtë të fundit.

Ditën e mërkurë, i dërguari i Kancelares Angela Merkel ngjalli pakënaqësi duke thënë se në institucionet greke nevojiten tre persona për të kryer punën që realizon një gjerman i vetëm në vendin e tij.

”Studimet tregojnë se në Greqi nevojiten 3 mijë punonjës për të kryer punën e administratës lokale, ndërsa në Gjermani i njëjti volum pune realizohet nga 1 mijë persona”, deklaroi zëvendësministri gjerman i Punës, Hans-Joachim Fuchtel.

Në fjalën e tij, Fuchtel rekomandoi shkurtime të mëtejshme në administratë, shoqëruar me rritjen e rendimentit në punë.

Pas incidentit me kafen, një prej drejtuesve kryesorë sindikalistë, deklaroi: “Këta njerëz nuk kanë ardhur këtu për të ndihmuar, por për të na dorëzuar verdiktin e dënimit me vdekje”.

Ka me shume se dy dite qe gjithe punonjesit e bashkive dhe prefekturave
jane ngritur ne protesta dhe ne shume qytete kane hyre me force ne
ambientet e tyre te punes duke nderprere cdo veprimtari.

E
menjehershme ka qene nderhyrja e Athines zyrtare per te qetesuar
Berlinin me ane te nje deklarate te ministrit te Brendshem ,ndersa si
zv/ministri gjerman ashtu edhe konsulli Obermajer ne Selanik, me
deklaratat e tyre jane perpjekur qe incidenti te mos marre permasa me te
medha.

Xhiron e gjithe mediave gjermane dhe jo vetëm, po bëjnë pamjet dhe fotografitë nga sulmi i disa qindra protestuesve greke ndaj konsullit gjerman te Selanikut Hesler Obermajer dhe nje perfaqesie nga Gjermania .

Te egersuar,me shume se 400 nenpunes te adminstrates lokale kane hedhur parulla ndaj gjermaneve duke i quajtur “naziste qe kerkojne vdekjen e grekeve” dhe me pas kane hyre me force ne sallen e konferences se bashkise se Selanikut, ku do te zhvillohej nje takim pune midis perfaqesise gjermane dhe drejtuesve te ketij institucioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA