Gjigantet rusë të emergjisë, “Gazprom”, zyrtarizuan planet e kushtueshme të ndërtimit të një gazsjellësi, që do të shtrihet deri në skajet e Europës Jugore.

Gazsjellësi pritet të nisë nga funksionimi në vitin 2015, duke sjellë çdo vit një kapacitet prej 63 miliardë metër kub gaz deri në Greqi.

Projekti do të financohet në 50% nga “Gazprom” dhe pjesa tjetër prej italianëve të “Eni”-t, francezëve të “EDF”-së dhe gjermanëve të “BASF”-së.

Kostoja totale e projektit do të kushtojë 16 miliardë euro. Tubacionet që do të nisen nga Rusia, do të kalojnë nën Detin e Zi, duke përshkruar pothuajse të gjithë vendet ballkanike.

I quajtur “Rrjedha Jugore”, ku projekt u propozua për herë të parë në 2007-n, kur një mosmarrëveshje për çmimin e gazit me Ukrainën dhe Bjellorusinë, bëri që zona të ndryshme të kontinentit të mos furnizoheshin.

Gazsjellësi gjigant, nga Rusia do të përshkrojë Bullgarinë, Serbinë, Hungarinë, Slloveninë, Austrinë dhe Italinë, ndërsa në një degëzim të tij të dytë, Kroacinë e Greqinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA