Drogba dhe Llorente, bashkë tek Juventusi?

15/11/2012 00:00

Juventusi vazhdon kërkimet për një sulmues. Objektivi kryesor për bardhezinjtë është Fernando Llorente, ndërkohë që shfaqet edhe emri i Didier Drogba.

Klubi torinez e ka arritur marrëveshjen me Atletik Bilbaon për blerjen e sulmuesit spanjoll në sezonin e ardhshëm. Llorente largohet nga klubi bask me parametra zero dhe Juventusi e ka bërë gati një kontratë 4-vjecare për 27-vjecari me 5 milionë Euro në sezon.

Përsa përket Drogba, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka shprehur dëshirën për largimin nga Shangai Shenhua edhe pse ka një kontratë 2-vjecare me klubin kinez. mësohet se Drogba është shprehur i pakënaqur me drejtuesit e klubit për shkak të mosrespektimit prej tyre të kësaj marrëveshje e cila parashikon një pagë prej 1 milionë Eurosh në muaj për afrikanin.

Kjo gjë ka bërë që Drogba të mendohet mirë për këtë cështje dhe të marrë parasysh idenë për zgjidhjen e kontratës me Shangain. Kjo situatë duket se po ndiqet me interes nga Juventusi që edhe në muajt e kaluar shfaqi dëshirën për të sjellë në Torino sulmuesin nga Bregu i Fildishtë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB